Theu masën “Arrest në shtëpi” për të shpërndarë kanabis, vihet në pranga 39-vjeçari

Shqipëria

Theu masën “Arrest në shtëpi” për të shpërndarë kanabis, vihet në pranga 39-vjeçari

Më: 23 maj 2023 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Arrestohet një 39-vjeçar në Vlorë, pasi theu masën e  “Arrestit në shtëpi”.

Njoftimi i plotë DVP Vlorë

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për të shpërndarë doza kanabisi, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.  Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. O., 39 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza më lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, duke dalë jashtë banesës së tij, me qëllim shitjes e dozave të lëndës narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat