Ish-deputeti demokrat reagon me tone të ashpra për zgjedhjet e 14 majit: S’do dilja me kallash në Shkodër

Shqipëria

Ish-deputeti demokrat reagon me tone të ashpra për zgjedhjet e 14 majit: S’do dilja me kallash në Shkodër

Më: 23 maj 2023 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

Ish-deputeti Klevis Balliu tha në emisionin Now në Euronews Albania se zgjedhjet në Shkodër u vodhën me banda, por shtoi se nuk është detyra e opozitës të përballet me to.

Sipas Balliut, problemi është më i madh se kaq, pasi siç tha, populli nuk voton por ikën nga vendi.

“Të gjithë biem dakord Shkodra është marrë nga mafia, ju kërkoni i llogari opozitës pse nuk doli në Shkodër me kallash kundër bandave. More zotëri unë kam mbaruar në Angli për politikë jo për qitje. Këtu problemi është shumë herë më i madh, këtu nuk ka zgjedhje, ka vjedhje dhe ky nuk është problemi i PD.

Problem është kur populli nuk voton dot dhe ikën, 1 mln shqiptarë kanë ikur”, tha Balliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat