Rikthimi i Bashës në politikë, reagon ashpër deputeti i njohur

Shqipëria

Rikthimi i Bashës në politikë, reagon ashpër deputeti i njohur

Më: 26 maj 2023 Në ora: 17:44
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferaj ka komentuar krizën brenda PD-së, po ashtu dhe raportet mes Sali Berishës edhe Lulzim Bashës. Xhaferaj kërkoi hapa pas nga Berisha, duke theksuar se nuk është fundi i botës, ndërsa shtoi se Basha është në borxh me PD e ndaj duhet të vijojë kontributin e tij si deputet.

“Ka një stanjacion sepse ajo që kemi parë e ajo që shohim deri tani është që kishim një rikthim të z.Berisha që sistemoi veten në krye të Rithemelimit, po nuk risistemoi opozitën shqiptare për të përmbysur qeverisjen. Tani flitet për një rikthim të Bashës kur e kemi patur 8 vite dhe nuk ia doli dhe për çfarë duhet ky rikthim kujt i shërben. Pra, këto janë sistemime të individë të caktuar. Basha nuk ka lindur për të qenë vetëm kryetar partie, ajo është një dhuratë që ia bëri Berisha. Është ndër të paktën që erdhi në 2005 pa asnjë kontribut thjesht për shkak të një dashurie personale a familjare të z. Berisha. Tani të vijojë të japë kontribut se i ka shumë borxhe PD-së. Dhe nuk është shqetësim sot as rikthimi i Sali Berishës e aq më shumë i Lulzim Bashës. Pse? Nëse do ia dilte Berisha të përmbyste qeverinë do i kërkonim falje por nuk ia doli. Këto kthimet për të sistemuar njërin apo tjetrin nuk vlejnë për asgjë.”, u shpreh Xhaferaj, ndërsa theksoi se sot është domosdoshmëri kthimi i opozitës në alternative.

Ndër të tjera Xhaferaj kërkoi edhe nga Sali Berisha të bëjë një hap pas, duke e konsideruar si një domosdoshmëri për opozitën, por jo më lider të saj.

“Nuk ia doli dot në dy teste elektorale, atëherë duhet të reflektojë, nuk është fundi i botës të jesh një hap pas për të mirën e përbashkët. Është i domosdoshëm për opozitën, por jo në krye të saj. Po ashtu edhe Basha, po jo në krye se në krye nuk ia ka dalë dot. Nuk është më çështje përshtypjesh. Berisha ka vlera, por çështja nuk shtrohet më për preferencat personale. Duhet të fitojmë zgjedhjet. Kjo është ajo ç’ka na bën bashkë si grupim politik.”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat