Rama paralajmëroi rritjen e çmimit të energjisë, Konfindustria: Do kishte pasoja të rënda për qytetarët e bizneset!

Shqipëria

Rama paralajmëroi rritjen e çmimit të energjisë, Konfindustria: Do kishte pasoja të rënda për qytetarët e bizneset!

Më: 27 maj 2023 Në ora: 11:41
Edi Rama

Konfindustria ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama se do të rritet çmimi i energjisë elektrike.

Administratori i Konfundistria, Gjergj Buxhuku shprehet se është kundër çdo nismë qeveritare për rritjen e çmimit të energjisë për bizneset dhe qytetarët pa një analizë të thelluar paraprake profesionale për gjendjen dhe menaxhimin e deritashëm të sistemit energjetik.

Në reagim thuhet se “Sipas të dhënave të institucioneve zyrtare humbjet nga keq menaxhimi i sistemit energjetik në 3 mujorin e parë të vitit 2023, ku përfshihen vjedhjet dhe humbjet teknik, arrijnë në mbi 25.1% të sasisë së përgjithshme të hedhur në rrjet nga 8%, që duhet të ishin. Dëmi financiar publik nga më sipër është prej më shumë se 100 milion euro/vit.

Ndaj thekson “çdo rritje e mëtejshme e paarsyetuar e çmimit të energjisë elektrike do të ishte me pasoja të rënda për qytetarët, industritë, bizneset dhe fuqinë konkurruese të ekonomisë kombëtare.”

“Konfindustria kundërshton çdo nismë qeveritare për rritjen e çmimit të energjisë për bizneset dhe qytetarët pa një analizë të thelluar paraprake profesionale për gjendjen dhe menaxhimin e deritashëm të sistemit energjetik. Vetëm në rast, se gjykohet, që potencialet vendore energjetike janë përdorur plotësisht me efikasitet profesional dhe pa korrupsion, është e mundshme të ndërmerren nisma për rritjen e çmimit të energjisë.

Sipas të dhënave të institucioneve zyrtare humbjet nga keq menaxhimi i sistemit energjetik në 3 mujorin e parë të vitit 2023, ku përfshihen vjedhjet dhe humbjet teknik, arrijnë në mbi 25.1% të sasisë së përgjithshme të hedhur në rrjet nga 8%, që duhet të ishin. Dëmi financiar publik nga më sipër është prej më shumë se 100 milion euro/vit.

Në vlerën e mësipërme nuk përfshihen dëmet nga keqmenaxhimi i rezervave ujore të mëdha të vendit, humbjet financiare nga transaksionet e shitje-blerjes së energjisë, kostot e tejfryra të kompanive publike të energjisë, etj.

Cmimet e shitje-blerjes së energjisë elektrike vlerësohen në humbje për kompanitë publike me mbi 20% të sasisë së energjisë dhe vlerë prej qindra milionë euro/vit. Sa më sipër kryhet në kushtet e subjektivizmit të qartë, duke shmangur ende në vazhdimësi dhe pa asnjë shpjegim dhe përgjegjësi Bursën e Energjisë ALPEX. Gjithashtu, çmimet e energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare janë ulur ndjeshëm gjatë viteve 2022-23 si dhe kushtet e motit kanë qenë shumë të përshtatshme për prodhimin vendor të energjisë, që bëjnë të paarsyeshme rritjen e çmimit.

Konfindustria vlerëson, se bizneset dhe qytetarët shqiptarë kanë çmimet më ta larta në rajon të energjisë elektrike. Cdo rritje e mëtejshme e paarsyetuar e çmimit të energjisë elektrike do të ishte me pasoja të rënda për qytetarët, industritë, bizneset dhe fuqinë konkurruese të ekonomisë kombëtare”, tha Gjergj Buxhuku, administrator i Përgjithshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat