Grushtoi Sali Berishën, përfundon akti i ekspertimit për Gerti Shehun, zbardhet kërkesa e Prokurorisë

Shqipëria

Grushtoi Sali Berishën, përfundon akti i ekspertimit për Gerti Shehun, zbardhet kërkesa e Prokurorisë

Më: 28 maj 2023 Në ora: 14:01
Sali Berisha

Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë përfunduar aktin e ekspertimit për Gerti Shehun, i riu i cili grushtoi Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit 2022.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për “BalkanWeb” se sipas ekspertëve, Shehu është i papërgjegjshëm mendërisht.

Për këtë arsye, prokuroria i është drejtuar gjykatës duke kërkuar që nga arrest me burg të dërgohet në spital psikiatrik për trajtim të mëtejshëm.

Kujtojmë se ndaj 31-vjeçarit u ngritën dy akuza, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje të lehtë me dashje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat