Ftesat për dëgjesë të të rinjve për Lulzim Bashën

Shqipëria

Ftesat për dëgjesë të të rinjve për Lulzim Bashën

Nga: Skënder Kapiti Më: 30 maj 2023 Në ora: 09:48
Skënder Kapiti

Dje në Durrës pati një takim të Bashës me të rinjtë durrsakë të cilët kishin ftuar deputetin dhe ishkryetarin e Partisë Demokratike në kuadër të atyre takimeve të cilat të rinjtë si kudo në Shqipëri ftojnë Bashën për t’a dëgjuar dhe Basha për të dëgjuar zërin e të rinjve.

Në atë takim kishte edhe qytetarë të tjerë që e ndoqën me mjaft interesim takimin, fjalën e Bashës dhe pyetjet e diskutimet e të rinjve mbi gjëndjen dhe realitetin politik, demokratik , ekonomik, social dhe juridik ku ndodhet vëndi, si dhe jepnin mendime e propozime se si duhet të ringrihet e të fuqizohet Partia Demokratike si e vetmja shpresë për të sjellë ndryshimin.

Z. Basha paraqiti në atë takim ato problematika që kërkojnë zgjidhje emergjente, ai u përgjigj shumë pyetjeve të të rinjve në lidhje me alternativat që Basha po paraqet para demokratëve dhe publikut për ndarjen e Shqipërisë nga tranzicioni , për clirimin e politikës nga pengmarrja prej së shkuarës dhe prej korrupsionit, për angazhimin në politikë të të rinjve , për reformën zgjedhore ku përfaqësuesit dhe deputetet t’i propozojnë antarësia dhe jo të jetë e drejtë vetëm e kryetarit. Pra për ndryshimin urgjent dhe shfuqizimin e marrëveshjes së pazarit politik Berisha-Rama që kandidaturat i zgjedh kryetari dhe ato t’i votojë formalisht pastaj demokracia.

Ajo që më bëri përshtypja e këtij takimi ishte dlirësia dhe lirshmëria , diskutimi dhe debati rinor intelektual shumë kualitativ i diskutantëve të rinj, gjë të cilën nuk e kisha dëgjuar ndonjëhere vec shume rralle në takimet , kuvendet apo mbledhjet e seksioneve dhe të forumeve lokale Partisë Demokratike.

Aty u diskutua shumë rreth asaj që Basha e ka pasur gjithnjë si vizion dhe premtim, dekriminalizimin dhe Vetting-in e politikës dhe atë të drejtësisë.

Demokratët,rinia dhe publiku opozitar duan ndryshimin , mirëpo sic dihet Partia Demokratike ka qenë nën presion nga e vjetra politike e grupuar te foltorja si dhe nën trysninë dhe në kurthet e pushtetit e të drejtësisë që kishin synim asgjësimin e Partisë Demokratike institucionale dhe sundimin e qetë të “Trekëndëshit të Bermudës”, ku politika e vjetër e shikonte Bashën si kërcënim, edhe pse ai konsiderohet nga SHBA si partneri politik sot më i besueshëm.

Edhe pse Basha kishte dhënë dorëheqjen sulmet,shpifjet dhe intrigat bësheshin kundër tij. Dhe fakti i takimeve që po bën Basha me të rinjtë nëpër qytetet e Shqipërisë ka alarmuar në maksimum elitën e vjetër të Partisë Demokratike dhe pushtetin e Edi Ramës. Të themi të vertetën deputetët e Partisë Demokratike me përjashtime të rralla nuk kanë qenë aktiv, por mjaftoheshin vetëm në Tiranë, shtëpi e parlament, pra aktiviteti i tyre ishte vetëm sa për të marrë rrogën. Basha shkon atje ku e kërkon shqetësimi politik, demokratik e publik, gjëndjja e rëndë ku ndodhet opozitarizmi si dhe nevoja për organizimin, bashkimin dhe forcimin e demokratëve, të alternativës për të marrë pushtetin dhe dëbuar politikën e vjetër dhe regjimin e Edi Ramës.

Pra, Basha e ndjen detyrim moral, qytetar e politik para demokratëve, para të rinjve dhe publikut që t’u përgjigjet ftesave të tyre për t’a dëgjuar atë, dhe ai për t’i dëgjuar ata dhe mendimet e propozimet e tyre për të bërë ndryshimi dhe për ta nxjerrë Shqipërinë nga ky udhëkryq ku e mban politika e vjetër prej 30 vitesh tranzicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat