Situata në veri të Kosovës, Sherifi: I shërben Vuçiçit dhe Rusisë, kërkojnë të zhvendosin vëmendjen nga problemet e brendshme

Shqipëria

Situata në veri të Kosovës, Sherifi: I shërben Vuçiçit dhe Rusisë, kërkojnë të zhvendosin vëmendjen nga problemet e brendshme

Më: 30 maj 2023 Në ora: 22:07
Idaver Sherifi

“Kosova nën tension” ishte tema e emisionit “Log.” e gazetarit Endri Xhafo, ku të ftuar ishin diplomatët Plator Nesturi dhe Edit’h Harxhi, gazetari Erl Murati dhe themeluesi i “AlbEu.com”, Idaver Sherifi.

Për themeluesin e “AlbEu.com”, Idaver Sherifi, ajo që po ndodh aktualisht në veriun e Kosovës, përveç tensionit mes dy vendeve, shërben edhe si konsum për politikat e brendshme.

Sherifi theksoi sesituata aktuale i vjen për shtat presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili pak ditë më parë u përball me protesta të forta, dhe tani ka mundësinë që ta çojë vëmendjen diku tjetër.

Gjithashtu sipas Sherifit edhe Rusia është mjaft e ineteresuar për atë që po ndodh në veri të Kosovës, pasi ajo kërkon që të ketë vatra të reja lufte, për ta shtrirë edhe përtej Ukrainës konfliktin.

“Unë ajo që shoh është një konsistencë e zotit Kurti në mënyrën se si e ka menaxhuar situatën me serbët gjatë gjithë kohës. Arsyet janë të vështira për tu kuptuar. Por edhe Vuçiçi nga ana tjetër llogarit çështjet e brendshem. Edhe Vuçiç kishte protesta disa ditë përpara për çështjen e dhunës, kjo është një mundësi e mirë për të, por edhe një Rusi e intesuar që të ketë vatra të tjera lufta”, u shpreh Sherifi.

Ndërkohë të ftuarit në studio theksuan gjithashtu se kryeministri Kurti u tregua i nxituar me mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

Sipas tyre ai duhet të kishte bërë një konsultim të gjerë politik në vend, por edhe duhej të ishte konsultuar me ndërkombëtarët, që gjërat të mos ishin tensionuar deri në këtë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat