I akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje, policia lë të lirë 33-vjeçarin në Shkodër

Shqipëria

I akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje, policia lë të lirë 33-vjeçarin në Shkodër

Më: 31 maj 2023 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Policia ka lënë të lirë 33- vjeçarin A. B., në Shkodër pasi ishte i shpallur në kërkim për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Për këtë rast të ndodhur më datë 12 maj, u arrestuan tre persona të tjerë, ndërsa 33 vjeçari iu shmang hetimit.

Shërbimet e policisë e kanë shoqëruar në ambientet e Policisë ditën e djeshme. Pas verifikimeve të kryera nga strukturat hetimore dhe oficerët e Policisë Gjyqësore, ai është lënë i lirë.

Njoftimi i policisë: Në vijim të veprimeve hetimore që po kryhen në kuadër të procedimit penal nr. 456, të vitit 2023, për një rast të korrupsionit aktiv në zgjedhje, të dyshuar të ndodhur më datë 12.05.2023, për të cilin u arrestuan 3 shtetas dhe u shpall në kërkim shtetasi A. B., 33 vjeç, i cili iu shmang hetimit, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër, ditën e djeshme, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin A. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, Pas verifikimeve të kryera nga strukturat hetimore dhe oficerët e Policisë Gjyqësore, shtetasi A. B. është lënë i lirë. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër siguron qytetarët se strukturat e Policisë së qarkut Shkodër janë të angazhuara maksimalisht për të zbatuar ligjin me paanësi dhe rigorozitet, si dhe për të luftuar me vendosmëri krimin dhe paligjshmëritë. Në këtë kuadër, ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 ose në strukturat e Policisë, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në zbatim të ligjit. “

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat