Apeli la në burg Fredi Belerin, reagon MPJ greke: Kundër dispozitave të shtetit

Shqipëria

Apeli la në burg Fredi Belerin, reagon MPJ greke: Kundër dispozitave të shtetit

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 16:33
Fredi Beleri

Ministria e Punëve të Jashtme në Greqi, ka reaguar pas vendimit të Apelit duke lënë në burg Fredi Belerin.

Në reagim Athina zyrtare thekson se vendimi është kundër dispozitave të shtetit.

Në deklaratë thuhet: Vendimi refuzues i sotëm ndaj Apelit të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri dhe lënia në paraburgim nuk rezulton të përputhet me dispozitat e shtetit të së drejtës, si dhe nuk është trajtim i drejtë i një përfaqësuesi të zgjedhur të pushtetit lokal, pasi, siç  vihet re nga Njoftimi i Gjykatës së Posaçme të Shqipërisë është i vetmi i arrestuar në 31 akuza të ngritura për shkelje të rregullores zgjedhore.

Vendimi gjithashtu ngre pikëpyetje për ekzistencën e arsyeve politike në mbajtjen në paraburgim, pasi shkakton pengesa esenciale në marrjen e detyrës si kryebashkiak.

Ndërkohë paraburgimi i Belerit ishte objekti i diskutimit të sotëm mes ministrit të Jashtëm grek, Vasilis Kaskarelis dhe homologes shqiptare, Olta Xhaçka në Oslo, në kuadrin e takimit jo formal të ministrave të Jashtëm të NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat