Sali Berisha analizon zgjedhjet e 14 majit: Opozita do ngrihet deri në mosbindje civile

Shqipëria

Sali Berisha analizon zgjedhjet e 14 majit: Opozita do ngrihet deri në mosbindje civile

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 22:57
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Open” në News24 ka deklaruar se opozita do të shkojë deri në mosbindje civile për të rikthyer votën në vend.

I pyetur nga Robert Rakipllari se duke qenë se kanë prova për manipulimin e zgjedhjeve, ku do t’i dorëzojnë duke qenë se tashmë nuk e “takon asnjë ambasador”, Berisha u përgjigj se provat do t’i dërgohen institucioneve të tjera europiane, si ODIHR dhe Parlamenti Europian.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Berisha:
 Opozita do ngrihet me forcën më të madhe për të rikthyer votën në vend, deri në mosbindje civile

Rakipllari: Këtë e premtuat edhe vjet

Berisha: Do e bëjmë. Pas zgjedhjeve do e bëjmë. Po bëjmë fillimisht verifikimet. Por nuk na japin videot

Rakipllari: I kërkoni hajdutit na jep provat. Pas 2001 Berisha vërtetoi tek ndërkombëtarët që zgjedhjet u deformuat. Ua dërguar ambasadorëve në Bruksel. Mund ta bëni edhe tani këtë gjë, por nuk ju takon asnjë ambasador.

Berisha: Nuk shkoj tek asnjë ambasador. Para pak kohe një ambasador që u shpreh për zgjedhjet kur më parë u desh shumë kohë që të shpreheshin. Sepse Rama vijoi haptazi dhe shokoi edhe ndërkombëtarët.
Dokumentacioni do dërgohet në ODIHR, kongresi i autoriteteve loke dhe Parlamenti Europian. Qendra që kanë ekspertizën e vlerësimit të zgjedhjeve. Kemi qenë në kontakt të vijueshëm dhe jemi shumë të kënaqur me raportin e ODIHR.

Shehu: Folët për mosbindje civile, që do mbështetje masive. Ç’konsideroni mbështetje?

Berisha: Në radhë të parë kauza. U paraqet qytetarëve një kauzë të drejtë, jo të stisur dhe jashtë çdo tendence për ta manipuluar.

Shehu: Nëse ata blihen me 50 euro nuk dalin për kauzën tuaj.

Berisha: 50 mijë idealistë votuan për BF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat