Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe sqetull 54-vjeçari, zbardhen detajet e para

Shqipëria

Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe sqetull 54-vjeçari, zbardhen detajet e para

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Një 54-vjeçar ka shkuar i plagosur në spitalin e Sarandës këtë mesditë.

Sipas informacioneve bëhet me dije se personi i plagosur është identifikuar si E. Sulo, i cili mësohet se ka marrë dy goditje me thikë, në kokë e poshtë sqetullës.

Mësohet se i plagosur po merr mjekim në urgjencën Stefan Mekshi” të Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2., si dhe policia ndodhet në vendngjarje.

Bëhet me dije se uniformat blu kanë identifikuar autorin dhe e kanë shpallur në kërkim, ende nuk dihen motivet e plota mbi ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat