I mituri humbi jetën nga aksidenti në Bërxullë, shoferi i “Toyota-s” ishte në gjendje të dehur

Shqipëria

I mituri humbi jetën nga aksidenti në Bërxullë, shoferi i “Toyota-s” ishte në gjendje të dehur

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Bërxullë, ku humbi jetën një i mitur.

Drejtuesi i një prej automjeteve, konrketisht tip “Toyota”, ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Nga përplasja automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një lokali duke aksidentuar të mitur 9-vjeçar.

I mituri nga dëmtimet e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat