Reagon banori i pallatit që kallëzoi Dakon: Kemi dhënë shpirtin për këto shtëpi, shkeljet u zbuluan pas tërmetit

Shqipëria

Reagon banori i pallatit që kallëzoi Dakon: Kemi dhënë shpirtin për këto shtëpi, shkeljet u zbuluan pas tërmetit

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 16:13
Banori i pallatit, Ramiz Çopa

Një prej banorëve që ka bërë kallëzimin ndaj bashkisë dhe ndërtuesit, për pallatin e ndërtuar në vitin 2014 që çoi në pranga, Vangjush Dakon ka folur për mediat.

Banori i pallatit, Ramiz Çopa tha për se problemet me pallatin dolën në pah pas tërmetit tragjik të nëntorit dhe më pas ata bënë kallëzimin. Ai thotë se nuk duan asgjë tjetër, veçse djersën e tyre. Çopa tregon se pallati ishte projektuar 7 kate dhe më pas ndërtuesi Fiqiri Farruku ka shtuar edhe 4 të tjera dhe s’ka zbatuar planimetrinë e projektit.

“Këtë problem e kemi konstatuar me disa specialist duke pyetur pas tërmetit, duke pyetur. Ky pallat ka pasur shkelje në ndërtim. Ka qenë projektuar për 7 kat, i futën edhe 4 kate shtesë. Tërmeti u bë sebet, por është nga dora e drejtuesit. S’ka zbatuar planimetri të projektit. Çdo gjë në këtë pallat është me shkelje. Depon e ujit se ka vënë aty ku duhet, e ka vënë në anësore, duhej në qendër, ky pallat nuk i përballoi tërmetit se kishte ngarkesë të madhe. Sebeti është bërë për shkak të shkeljes të projektit. Kemi hapur gjyq që të dalë djersa jonë, kemi dhënë shpirtin në këto shtëpi. Kemi sakrifikuar, vjen na thonë ikni. Ky pallat nuk ndërtohet më këtu. U gëzuam kur thar ama gjithë pallate do ndërtohen aty ku janë, po del e kundërta. Këtu po punohet me dy standarde. Ky pallat është i prishur nga tërmeti. Specialistët e bashkisë thanë po deshët që ky pallat të ndërtohet këtu, menjëherë iu pritet bonusi i qerasë. Ne kemi konflikt me ndërtuesit. Dua djersën time. Mezi ikëm nga diktuara”, tha banori.

Kallëzimi për pallatin është bërë nga 46 banorët të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, një vit më pas. Së bashku me avokatin mbrojtës ata ngritën një sërë akuzash për ish kryebashkiakun si dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Durrësit dhe pas hetimeve që zhvilloi SPAK, ata ranë në pranga për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Bëhet fjalë për një pallat që u nis 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në 2014 dhe u dëmtua nga tërmeti në 2019. Për këtë u arrestua dhe ndërtuesi i pallatit Fiqiri Farruku. Për këtë rast akuzohen Vangjush Dako, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj. Arkitekti Ermal Lama, projektuesja Meri Semini topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat