Ngjela: Ja kush po e mbështet në prapavijë Bashën për të marrë drejtimin e PD dhe pse është më favorit për këtë post

Shqipëria

Ngjela: Ja kush po e mbështet në prapavijë Bashën për të marrë drejtimin e PD dhe pse është më favorit për këtë post

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 09:58
Spartak Ngjela

Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike dhe sa i takon rikthimit në jetën politike të Lulzim Bashës. Teksa ishte dje i ftuar në një studio televizive, zoti Ngjela u shpreh se Basha dha dorëheqjen në formë morale se humbi zgjedhjet, teksa në këtë moment ai ka të drejtën të rikandidojë sërish për kryetar të demokratëve dhe se ka mbështetjen e amerikanëve.

Ai shtoi se çdo kryetar partie tërhiqet për të marrë forcë dhe futet sërish në lojë, ndërsa shtoi se nga ana tjetër Sali Berisha nuk ka asnjë të drejtë të garojë për këtë pozicion pasi nuk është anëtar zyrtar i PD-së.

“Basha dha dorëheqjen në formë morale se humbi zgjedhjet. Ai nuk tha do ikë nga politika. Vetëm Saliu nuk jep dorëheqje kur humbet. Kuptohet që ka një raport të drejtpërdrejtë mes politikës amerikane dhe Bashës. Për këtë arsye ai përjashtoi Berishën nga partia. Lulzim Basha e ka nisur këtë aksion dhe pas kësaj lëvizjeje, vjen dhe jep dorëheqjen sepse humbi zgjedhjet. Vjen një moment ku jemi përballë zgjedhjeve të reja dhe politikanit i mbushet mendja për faktin se PD është në proces për kreun e ri, ai ka të drejtën të kandidojë sërish. Basha dha dorëheqjen për humbjen. Çdo kryetar partie tërhiqet për të marrë forcë dhe futet sërish në lojë. Çështja kryesore është nëse ka të drejtë të rikandidojë apo jo? Ai ka. Ka marrë akte për të mirën e demokracisë në vend duke nxjerrë non-gratën nga partia. Këto janë në favor të politikës amerikane në vend. Ai tani hyn sërish për të marrë partinë. Berisha nuk ka të drejtë të konkurrojë për kreun e PD-së. Nuk është anëtar i PD-së”, deklaroi Ngjela.

Ndërkohë avokati Spartak Ngjela, ka folur për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Sipas tij, Dako ka qenë një figurë shumë e rëndësishme për PS dhe njeri i afërt me kryeministrin Edi Rama. Madje zoti Ngjela tha se fakti që nuk është arrestuar përpara 14 majit, tregon se janë treguar të matur sepse do të dëmtonte procesin në Durrës.

“Janë kryetar bashkish të mëdha. Hap pas hapi po provohet një korrupsion i madh në Shqipëri. Sa më e madhe bashkia aq më i madh korrupsioni. Dako ndërkohë nuk është kryetar bashkie, por ka qenë. Me të dyja akuzat, ajo e falsifikimit mban brenda diçka më shumë se falsifikimi në rast se provohet”, nënvizoi Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat