Dalin në dritë detaje të reja nga grabitja e banesës së gjyqtares, zbardhet denoncimi i bashkëshortit të saj

Shqipëria

Dalin në dritë detaje të reja nga grabitja e banesës së gjyqtares, zbardhet denoncimi i bashkëshortit të saj

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 11:21
Shpëtime Pitaku

Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja e banesës së Shpëtime Pitaku në Durrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth një javë më parë dhe denoncimi është bërë nga bashkëshorti i saj.

Ai ka deklaruar se në banesë nuk ka pasur asnjë person në momentin që hajdutët kanë hyrë brenda, pasi kanë qenë në punë.

Bashkëshorti i gjyqtares në Gjykatën e Durrësit është shprehur se i kanë marrë një shumë të vogël parash dhe bizhuteri.

Raportohet se grabitës kanë marrë një shumë prej 2000 euro.

Ndërkohë në lagjen ku banon gjyqtarja, si edhe në banesën e saj nuk ka kamera sigurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat