Konfliktohen dy shtetas, bashkë me ta në spital përfundon edhe bashkëshortja shtatzanë e njërit prej tyre

Shqipëria

Konfliktohen dy shtetas, bashkë me ta në spital përfundon edhe bashkëshortja shtatzanë e njërit prej tyre

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Dy shtetas janë konflikttuar në “Unazën e Re” rreth orës  19:00. Si pasojë e konfliktit dy shtetasit kanë përfunduar në spital.

Policia njofton se bashkë me ta, në spital ka përfunduar edhe bashkëshortja e njërit prej shtetasve e cila është shtatzanë dhe e ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.

Njoftimi policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:00, në Unazë të Re, janë konfliktuar dy shtetas të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e një prej shtetasve (shtatzanë) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat