AK: Sali Berisha bëhu burrë dhe reago për Preshevën

Shqipëria

AK: Sali Berisha bëhu burrë dhe reago për Preshevën

Më: 20 janar 2013 Në ora: 14:22

Aleanca Kuq e Zi e ka dënuar aktin e xhandarmerisë serbe, se ajo e ka hequr nën trysninë e forcave të shumta policore lapidarin e dëshmoreve të UÇPMB-së në Preshevë.

“Aleanca Kuq e Zi e dënon ashpër këtë akt aspak normal dhe të bazuar mbi politikat provokuese dhe raciste të Millosheviçit që mesa duket është ende i gjallë tek drejtuesit aktualë të Serbisë. Serbia me këtë akt tregoi sërish që mbetet shteti që provokon vetëm konflikte në rajonin e Ballkanit”, shprehet AK-ja në një deklaratë për mediat.

Në deklaratë thuhet se, Serbia sot shkeli me dhjetëra konventa ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, pakicave dhe marrëveshjet e nënshkruar nga vete qeveria serbe.

“Aleanca Kuq e Zi e dënon ashpër aktin e policisë serbe dhe i bën apel institucioneve ndërkombëtare të reagojnë ndaj Serbisë”.

Aleanca Kuq e Zi i bëri thirrje qeverise shqiptare dhe asaj të Kosoves të mos qëndrojnë të heshtur por të reagojnë me forcën e diplomacisë kundër aktit të Serbisë. “Të flasësh për Shqipërinë etnike nga Presheva në Prevezë si beri shtetasi Berisha duhet të ketë një plan veprimi. Tani hesht Sali Berisha ose behu burrë dhe reago si duhet për shqiptarët në Luginën e Preshevës”, thuhet ne deklaratën e AK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat