Berisha nga Facebook:Bashkimi i kombit shqiptar, vendimtar për të ardhmen e tij - Bota Sot
Berisha nga Facebook:Bashkimi i kombit shqiptar, vendimtar për të ardhmen e tij

Shqipëria

Berisha nga Facebook:Bashkimi i kombit shqiptar, vendimtar për të ardhmen e tij

Më: 20 janar 2013 Në ora: 15:14

Kryeministri Berisha ka reaguar në rrjetin social Facebook në lidhje me heqjen e lapidarit të dëshmorëve në Preshevë nga ana e policisë serbe.
Kryeministri Berisha shkruan në profilin e tij në Facebook se ky akt dëshmon se bashkimi i kombit shqiptar është vendimtar për të ardhmen e tij.
“Akti i heqjes së monumentit të heronjve të kombit shqiptar të Luginës së Preshevës, është dëshmi tjetër e albanofobisë që sundon politikën zyrtare të Beogradit ndaj shqiptarëve. Ky akt dëshmon dhe një herë se bashkimi i kombit shqiptar është vendimtar për të ardhmen e tij por dhe për çlirimin e fqinjëve tanë nga albanofobia dhe pasiguria që ndiejnë ata që kanë pushtuar trojet e shqiptarëve dhe shërbehen me praktika rraciste dhe fobie ndaj tyre” thekson Berisha.
Ndërsa u ka shprehur mbështetjen e plotë qytetarëve dhe udhëheqësve politikë të Preshevës, kryeministri Berisha u ka bërë thirrje atyre të shmangin provokimet, të ruajnë gjakftohtësinë ndaj terrorit policesk të Beogradit.
“I garantoj se Shqipëria do bëjë gjithçka në të gjitha institucionet ndërkombëtare për t’i dhënë fund terrorit policor ndaj shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre etnike në Luginën e Preshevës. Ata që shkulën monumentin e heronjve të Preshevës duhet ta dine se; Të rënët tanë nuk vdesin kurrë!” ka shkruar kryeministri Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...