Ministria e Jashtme e Shqipërisë reagon për heqjen e lapidarit në Luginën e Preshevës

Shqipëria

Ministria e Jashtme e Shqipërisë reagon për heqjen e lapidarit në Luginën e Preshevës

Më: 20 janar 2013 Në ora: 16:58

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar pas heqjes së lapidarit në Luginën e Preshevës, me anë të një deklarate , në të cilën thuhet:
“Ministria e Punëve të Jashtme ka ndjekur me shqetësim zhvillimet në Luginën e Preshevës. Lajmi i sotëm për heqjen e monumentit të dëshmorëve nga xhandarmëria serbe, në mënyrë të njëanshme, dhe duke injoruar dialogun e nisur mes autoriteteve lokale dhe qëndrore nën kujdesin e faktorit ndërkombëtar është një tjetër dëshmi e një politike diskriminuese dhe agressive e autoriteteve të Beogradit, kundrejt pakicës shqiptare në Serbinë e Jugut.”
Gjithashtu,MPJ, vazhdon më tej në deklaratën e saj duke thënë: “MPJ e dënon ashpër këtë akt dhe i bën thirrje faktorit ndërkombëtar, të reagojë menjeherë në mbrojtje të të drejtave të pakicës shqiptare në Serbinë e Jugut. MPJ, u bën dhe një herë thirrje autoriteteve lokale në Luginën e Preshevës dhe popullsisë atje të përmbahen kundrejt këtyre provokimeve në vazhdimësi, duke i mbështetur plotësisht ata në kauzën e tyre, se askush nuk do të mund të mohojë a tjetërsojë luftën e drejtë për lirinë dhe të drejtat njerëzore që u bë ndaj regjimit antishqiptar serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat