Berisha: Pavarësia e Kosovës, festë e gjithë shqiptarisë - Bota Sot
Berisha: Pavarësia e Kosovës, festë e gjithë shqiptarisë

Shqipëria

Berisha: Pavarësia e Kosovës, festë e gjithë shqiptarisë

Më: 17 shkurt 2013 Në ora: 12:22

Pavarësia e Kosovës, nuk festohet vetëm nga shqiptarët e saj, por nga e mbarë shqiptaria, sepse është faqja më e ndritur e historisë shqiptare që prej kohës së Skënderbeut, deklaroi sot kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, të cilin e nis me urimin “Gëzuar Kosovë, 5 Vjetorin e Pavarësisë!”
“Sot, mbarë kombi shqiptar feston 5 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Çlirimi i Kosovës, është faqja më e ndritur e përpjekjeve të shqiptarëve për lirinë dhe dinjitetin e tyre, që nga luftërat e Skënderbeut deri në ditët e sotme”, shkroi Berisha në facebook.
Berisha thotë se në këtë përvjetor, kombi shqiptarë përulet me nderimin më të madh para arkitektit të pavarësisë Ibrahim Rugova dhe sakrificës së heronjve për liri në krye em Adem Jashari. “Në këtë 5 vjetor, kombi shqiptarë përulet me nderimin më të madh para veprës, arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Presidentit Ibrahim Rugova, sakrificës sublime të kryeheroit të kombit tonë, Adem Jashari e mijëra e mijëra luftëtarëve të lirisë që ranë për tu bërë të pavdekshëm për çlirimin e Kosovës”, thotë Berisha në deklarimin e tij në rrjetin social fcb.
Berisha tha se sot, shqiptarët shprehin mirënjohjen më të thellë ndaj SHBA-së, Presidentit Bill Clinton dhe Presidentit Xhorxh Bush si dhe ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut, që luajtën rol kryesor në çlirimin e Kosovës dhe pavarësimin e saj.
Ai po ashtu flet me mirënjohje për arritjet e derisotme të Kosovës. “Një përshëndetje vëllazërore le t'iu dërgojmë në këtë rast të gjithë qytetarëve të Kosovës, udhëheqjes politike të saj, që ne 5 vjet pavarësi e kanë shndërruar Republikën e Kosovës në një faktor të rëndësishëm të paqes, stabilitetit e bashkëpunimit në rajon”, shkruan më tej Berisha duke i përgëzuar me urimin: Zoti e bekoftë Kosovën e pavarur dhe shqiptarët kudo që janë! BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...