Eshton-Nishanit: Proces zgjedhor i besueshëm për votuesit

Shqipëria

Eshton-Nishanit: Proces zgjedhor i besueshëm për votuesit

Më: 16 prill 2013 Në ora: 11:38

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë në Bashkimin Evropian Catherine Ashton viziton sot Tiranën. Ajo është takuar me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Sali Berisha dhe në këto momente po zhvillon takim me rkeun e opozitës Edi Rama.
Eshton- Nishanit: Proces zgjedhor i besueshëm për votuesit
Ne njoftimin e presidences për takimin Eshton-Nishani thuhet se Baronesha Eshton shprehu interesimin e saj për procesin zgjedhor në Shqipëri duke kërkuar që të kryhet një proces zgjedhor i besueshëm, veçanërisht për votuesit.
Kryediplomatja e Bashkimit Europian u shpreh se pret që politikanët shqiptarë të tregohen të përgjegjshëm për të paraqitur alternativa dhe prioritete zgjedhore dhe të respektojnë etikën duke shmangur retorikën e ashpër.
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Ashton pas pak pritet të japë një deklaratë për mediat.

Vizita e shefes së diplomacisë europiane është pjesë e një turi vizitash në shtetet e ballkanit perëndimor. Ajo e ka nisur vizitën me një ndalesë në Malin e Zi dhe nga aty vijoi me me Shqipërinë për të kaluar në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat