Ashton: Zgjedhjet, sfidë për Shqipërinë - Bota Sot
Ashton: Zgjedhjet, sfidë për Shqipërinë

Shqipëria

Ashton: Zgjedhjet, sfidë për Shqipërinë

Më: 16 prill 2013 Në ora: 15:48

“Për Bashkimin Europian është me rëndësi që zgjedhjet parlamentare të jenë në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe ato të BE-së. Ky do të jetë një test për mirë funksionimin e mëtejshëm të vendit dhe për ecurinë e mëtejshme të vendit për në Bashkimin Europian”.
Kështu është shprehur përfaqësuesja e lartë e BE-së Chatherine Ashton në një konferencë për shtyp pas takimeve me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Berisha dhe kryesocialistin Edi Rama.
Baronesha Ashton gjithashtu ka shtuar se është i domosdoshëm dialogu politik për të bërë të mundur ecjen përpara të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
“Shqipëria është një vend i anëtarësuar në OKB, Këshillin e Europës dhe në NATO. Po ashtu BE është vërtet e përkushtuar për prespektivën europiane të Shqipërisë në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara me një ritëm të mirë. Por progresi trejt BE-së është në duart tuaja. Elementët kyç për progres janë një dialog kontruktiv mes të gjitha forcave politike në vend dhe vullneti për të gjetur kompromise. Ne kemi nevojë që të shohim një progres të qëndrueshëm sidomos në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Komisioneri Fyle është i angazhuar për t`ju ndihmuar me axhendën tuaj të reformave” theksoi Ashton.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së shprehu gjithashtu shqetësimin për pasojat që do të ketë për zgjedhjet votimi në parlament të zëvendësimit të anëtarit të LSI-së në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve
“Dje ne shprehëm publikisht shqetësimin tonë për pasojat e votimit në parament për procesin zgjedhor, është detyrë e institucioneve që të krijohet besim në këtë proces, duhet të ketë besim në këtë proces. BE është i angazhuar për të monitoruar dhe mbështetur një proces të lirë e të ndershëm me standarde europiane dhe ndërkombëtare” shtoi Ashton.
Gjithashtu Baronesha Ashton kërkoi shmangien e deklaratave nacionaliste ndërsa ka shtuar se Shqipëria duhet të vijojë rolin e saj kontruktiv në rajon.
“Shqipëria duhet të vazhdojë rolin e saj në rajon ne kemi nevojë për ndihmën tuaj për të stabilizuar dhe për të bërë që ky rajon të ecë përpara. Besoj që Shqipëria e ka kapicitetin që të trajtojë këto sfida dhe të ecë përpara. Mesazhi im është për mbështetje por edhe i një pritshmërie të lartë” shtoi Ashton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...