Mesazhi i Ashton: Zgjedhje me standarde, test për integrimin - Bota Sot
Mesazhi i Ashton: Zgjedhje me standarde, test për integrimin

Shqipëria

Mesazhi i Ashton: Zgjedhje me standarde, test për integrimin

Më: 16 prill 2013 Në ora: 18:35

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë në Bashkimin Evropian, Catherine Ashton vizitoi sot Tiranën, në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor. Në takimet që zhvilloi me Presidentin Bujar Nishani, Kryeminsitrin Sali Berisha dhe kryetarin e opozitës Edi Rama, ajo kërkoi realizimin e një procesi zgjdhor të besueshëm dhe me standarde.
Në konferencën për shtyp pas këtyre takimeve ajo përcolli mesazhin e Brukselit në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe theksoi se Bashkimi Evropian do të monitorojë këtë proces.
“Vizita ime në Shqipëri ndodh sot një ditë pas diskutimeve të nxehta në parlament për përgatitjen e zgjedhjeve, ju kemi ndjekur me vëmendje dhe sot unë e kam bërë pozitën time të qartë në të gjitha palët. Për BE është e një rëndësie thelbësore që zgjedhjet parlamentare të këtij viti të jenë në përputhje me standardet europiane dhe ndërkombëtare. Ky do jetë test për integrimin e mëtejshëm në BE. Dje ne shprehëm publikisht shqetësimin tonë për pasojat e votimit në parament për procesin zgjedhor, është detyrë e institucioneve që të krijohet besim në këtë proces, duhet të ketë besim në këtë proces. BE është i angazhuar për të monitoruar dhe mbështetur një proces të lirë e të ndershëm me standarde europiane dhe ndërkombëtare”- theksoi Ashton.

Ashton për integrimin: Progresi është në duart tuaja
Ashton theksoi se progresi e arritur të Shqipërisë për integrimin, por celësi për arritjen e progresit është kompromisi. Ajo apeloi që të punohet për perspektivën europiane duke konfirmuar edhe mbështetjen e Brukselit.
“Shqipëria ka bërë progres të dukshëm. Shqipëria është sot një vend anëtar i Kombeve të Bashkuara, i Organizatës për Siguri në Europë si dhe e NATO-s. Po, ashtu BE është vërtet i përkushtuar dhe shumë i përkushtuar në perspektivën europiane të Shqipërise dhe BE dëshiron që Shqipëria të ecë përpara në progres. Por progresi në rrugën drejt BE është në duart tuaja”- vijoi Ashton, e cila shtoi se Komisionieri Fyle është tërësisht i angazhuar për t’ju ndihmuar dhe po ashtu ka mbështetjen e plotë të saj.

Retorikat nacionaliste, Ashton: Shmangini për të mirën e Rajonit
Duke vlerësuar rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon baronesha Ashton bëri thirrje që të shmnagen retorikat nacionaliste pë rtë mirën e rajonit.
“Natyrisht që të ruhet ky rol konstruktiv duhet të shmanget diskursioni nacionalist. Lipset që Shqipëria të vazhdojë rolin e vet tradicional konstruktiv në rajon, për stabilizim të rajonit dhe që ky rajon të ecë përpara. Unë kam besim dhe besoj se Shqipëria i ka kapacitetet që të ecë përpara”.

Ashton- Nishanit: Proces zgjedhor i besueshëm për votuesit
Ne njoftimin e presidencës për takimin Eshton-Nishani thuhet se Baronesha Eshton shprehu interesimin e saj për procesin zgjedhor në Shqipëri, duke kërkuar që të kryhet një proces zgjedhor i besueshëm, veçanërisht për votuesit.
Kryediplomatja e Bashkimit Europian u shpreh se pret që politikanët shqiptarë të tregohen të përgjegjshëm për të paraqitur alternativa dhe prioritete zgjedhore dhe të respektojnë etikën duke shmangur retorikën e ashpër.

Vizita e shefes së diplomacisë europiane është pjesë e një turi vizitash në shtetet e ballkanit perëndimor. Ajo e ka nisur vizitën me një ndalesë në Malin e Zi dhe nga aty vijoi me me Shqipërinë për të kaluar në Maqedoni.

Takimi me Berishën, Ashton: Mbështetje ndaj procesit të integrimit në BE

Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me Zëvendëspresidenten e Komisionit Europian dhe Përfaqësuese e Lartë e Bashkimi Europian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, baroneshën Catherine Ashton.
“Kam dashur të vija edhe më parë në vendin tuaj të mrekullueshëm dhe jam sot, këtu, për t’ju shprehur drejtpërsëdrejti juve zoti Kryeministër, vendosmërinë e BE-së dhe timen personalisht, për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Ne besojmë fuqishëm se e ardhmja e Shqipërisë është e mbetet Bashkimi Europian,”- u shpreh zonja Ashton. Në përgjigjen e tij, Kryeministri Berisha e siguroi zonjën Ashton se për të dhe për qeverinë shqiptare, anëtarësimi i Shqipërisë në BE, marrja e statusit të vendit kandidat dhe të gjitha hapat e tjera të lidhura me këtë proces janë dhe mbeten prioritet absolut i punës së qeverisë dhe i programit të Partisë Demokratike dhe koalicionit për katër vitet e ardhshme, si projekti më madhor dhe si e ardhmja më e mirë dhe më e sigurt e qytetarëve shqiptarë. Në takim u vlerësuan reformat, përpjekjet dhe arritjet e rëndësishme të kësaj periudhe në rrugën e integrimit. Kryeministri Berisha vlerësoi e shprehu mirënjohjen e thellë për të gjithë mbështetjen, ndihmën financiare e të gjithanshme që BE-ja i ka dhënë Shqipërisë gjatë kësaj periudhe.
Ndërkohë që në këtë takim mori përgjigje debati për KQZ dhe besueshmëria tek institucionet që do të garantojnë një proces zgjedhor sipas standardeve.
“Korniza ligjore, e përmirësuar mbi bazën e rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe e bazuar tërësisht në sugjerimet e opozitës, sistemi i saktë dhe transparent i numërimit, si dhe rritja e numrit të qendrave të votimit dhe numërimit, për shkurtimin drastik të kohës së votimit, numërimit dhe shpalljes së rezultateve janë garanci solide, e padiskutueshme, për një proces zgjedhor konform të gjitha standardeve ndërkombëtare”, u shpreh kreu i qeverisë.
Gjithashtu, Kryeministri theksoi se ruajtja e parimit themelor të Kodit Zgjedhor të balancimit të KQZ-së dhe komisioneve të tjera dhe integritetit të anëtarëve të KQZ-së dhe administratës zgjedhore është një garanci vendimtare për një proces në përputhje me ligjin, që siguron besimin e të gjitha palëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...