Ristani: PS vetëm 48 orë kohë për të zëvendësuar dy anëtarët

Shqipëria

Ristani: PS vetëm 48 orë kohë për të zëvendësuar dy anëtarët

Më: 18 prill 2013 Në ora: 09:19

Partia Socialiste ka vetëm 48 orë kohë për të propozuar emrat për vendet e mbetura bosh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ish-kreu I këtij institucioni, Arben Ristani, shpjegon se kjo ndodh pasi jemi në periudhë zgjedhore.
Ristani thotë se partitë kanë detyrim ligjor për të plotësuar KQZ-në. Por edhe nëse PS refuzon të japë emrat e kërkuar, sipas tij puna e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk bllokohet.
Ish-kryetari i KQZ, aktualisht zv/ministrit i Brendshëm, thekson se e drejta e shqiptarëve për të pasur zgjedhje, është e garantuar nga Kushtetuta.
Ristani mendon se Kodi i lejon PS-së që të sakrifikojë një anëtar duke ia dhënë atë LSI-së. Ndërsa për dorëheqjen e dy anëtarëve të propozuar nga PS, Biba dhe Shtylla, Ristani pohon se konfirmuan që s’janë të pavarur por veprojnë me urdhër politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat