Rama: Të kthehet ligjshmëria në KQZ. Do fitojmë edhe sikur KQZ-në ta fusë Saliu në shtëpi

Shqipëria

Rama: Të kthehet ligjshmëria në KQZ. Do fitojmë edhe sikur KQZ-në ta fusë Saliu në shtëpi

Më: 18 prill 2013 Në ora: 15:53

“Kërkojmë që të ketë reflektim, kthim në ligjshmëri të KQZ, administrimi i zgjedhjeve të ndahet nga gjithë vala e panikut që e ka përfshirë kryeministrin”.
Keshtu ka deklaruar kreu i PS-se, Edi Rama, ne mbyllje te takimit te tij me ambasadoret, ku eshte diskutuar sipas tij shqetesimi per ate qe po ndodh me KQZ.
Sipas Rames, zgjedhjet e 23 qershorit do te fitohen bindshem, edhe sikur Berisha ta fuse KQZ ne kuzhinen e tij.
“Patem nje takim intensiv me miqtë e partnerët të shqetësuar të gjithë për ata që po ndodh. Edhe hedhur në erë KQZ-ja. Për sa na takon në kuptimin betejes elektorale dhe ballafaqimit me kundërshtarin e vetmuar e në panik edhe po ta marrë KQZ në shtepi, nuk është ky problemi ynë, por i vendit, i Shqipërisë në sytë e botës demokratike, për shoqërinë shqiptare sot dhe popullin pas 23 qershorit, kur pavarësisht se ne do të fitojmë e rëndësishme është që në sytë e Evropës, SHBA që po përpiqen që vendi të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme vendi ynë do jetë i njollosur me turpin që po i lë kryeministri dhe kjo shumicë pa shumicë, në faktin që nuk realizoi dot zgjedhje me standarde”- tha Rama.
Pyetur se cila eshte zgjidhja sipas PS, Rama ka thene: ‘Nuk ka nevojë të shikojmë gishtin kur gishti tregon hënën, zgjidhja është e përcaktuar në Kod, i cili duhet te zbatohet’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat