Një tjetër vatër zjarri shfaqet në Maqellarë, nis ndërhyrja nga toka

Shqipëria

Një tjetër vatër zjarri shfaqet në Maqellarë, nis ndërhyrja nga toka

Më: 11 gusht 2024 Në ora: 13:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Një vatër zjarri është aktivizuar në Parkun Natyror Korab-Koritnik, mbi fshatin Popinar, Njësia Administrative Maqellarë, Bashkia Dibër.

Zjarri është pikasur mbrëmjen e djeshme në Pyll Ahu, dëllinje e shkurre, ku shumë pranë pyllit me Pishë janë përshkuar e djegur rreth 4 ha.

Zjarri është drejt vënies nën kontroll. Për fikjen e zjarrit janë angazhuar rreth 80 forca nga Shërbimi zjarrfikës Peshkopi, ADZM- Dibër, Drejtorisë së Pyjeve të Bashkisë, Njësia Administrative Maqellarë, si dhe punonjës të sektorëve të ndryshëm të Bashkisë Dibër.

Po punohet për izolimin e plotë të zjarrit por terreni shumë i vështirë dhe mbetjet e drunjve të prera ndër vite, bëhen pengesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat