E ngarkuara me punë e SHBA takim me ministrin Hasani, VanHorn: Diskutuam për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh

Shqipëria

E ngarkuara me punë e SHBA takim me ministrin Hasani, VanHorn: Diskutuam për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 17:24
Foto nga takimi

E ngarkuara me punë Nancy VanHorn u takua sot me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

VonHorn dhe Hasani, siç bën me dije Ambasada Amerikanë në Shqipëri, janë takuar për të diskutuar çuarjen përpara të interesave të përbashkëta dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

VanHorn shprehu mirënjohjen në emër të Qeverisë së SHBA për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në nismat rajonale të sigurisë dhe rikonfirmoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Postimi i Ambasadës së SHBA:

E ngarkuara me punë Nancy VanHorn u takua sot me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, për të diskutuar çuarjen përpara të interesave të përbashkëta dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh. Znj. VanHorn shprehu mirënjohjen në emër të Qeverisë së SHBA për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në nismat rajonale të sigurisë dhe rikonfirmoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat