Kur shteti fle gjumë - Skandal në Fushë-Krujë, pronari i hotelit vë një tra për qejfin e tij, i takson banorët 2 € nëse kalojnë në rrugën para tij

Shqipëria

Kur shteti fle gjumë - Skandal në Fushë-Krujë, pronari i hotelit vë një tra për qejfin e tij, i takson banorët 2 € nëse kalojnë në rrugën para tij

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 00:02
Ilustrim

Dhe telashet nuk kanë të sosur!

Kjo mund të thuhet për banorët e Fushë Krujës, që pasi u izoluan për shkak të autostradës Thumanë-Kashar, e cila nuk ka asnjë nyje lidhëse (hyrje dalje) me rrugën e vjetër, tashmë duhet të paguajë një taksë po aq sa kalimi në autostradë, vetëm sepse mund të kalojnë në rrugën para një hoteli.

Denoncimi është një skandal dhe as më shumë dhe as më pak është një taksë e re për traun e vendosur nga një biznes privat, që të tarifon 2 euro nëse do zgjedhësh të përdorësh rrugën para biznesit të tij.

Bëhet fjalë për Hotel Europa Park, që me apo pa bekimin e institucioneve, me apo pa të drejtë, të tarifon 2 euro.

Trau i ri i vendosur tashmë është një tjetër izolim për banorët e Fushë Krujës.

Pavarësisht se projekti i autostradës së re 21 km parashikonte 4 nyje lidhëse me rrugën ekzistuese, në fund rezultoi se nuk kishte asnjë dalje apo hyrje në autostradë, çka solli edhe protestat e banorëve të zonës.

E vetmja nyje lidhëse është 23 km, pra dy km më poshtë se gjatësia e autostradës, ndërsa banorët të shqetësuar shprehen se po falimentojnë bizneset, janë të izoluar dhe kërkojnë zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat