Arrestohet në flagrancë një 33-vjeçar nga Tirana, i cili posedonte lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe armë zjarri pistoletë.
Autoritetet kanë ushtruar kontroll në një dhomë hoteli në Rrugën e Kavajës, në të cilën akomodohej Klaus Aliaj.
Ky shtetas gjatë ndërhyrjes, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.
Gjatë kontrollit të dhomës, u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.