Gjykata e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit ka liruar nga burgu Gentian Bakon punonjësin e INUV Elbasan, i cili ishte ndaluar me urdhër të SPAK për një rast korrupsioni.
Një ditë më parë gjyqtaria e çështjes Elsa Ulliri ka pranuar në mënyrë të pjesshme kërkesën e tij për lirimin nga qelia. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”, ku çdo të mërkurë në orën 14:00 ai duhet të paraqitet pranë shërbimit të provës.
Cështja fillimisht është hapur nga prokuroria e Elbasanit ku u proceduan me masën e sigurisë “Arrest në burg” kryeinspektori i INUV, Andri Mehja dhe inspektorit Bardhyl Qehja.
Bako ka dalë nga hetimi i SPAK, se ka bashkëpunuar me dy personat e tjerë të mësipërm për marjen rryshfetit nga një qytetar, me synim mos i prishnin nje tende.