Policia Detare në aksion/ Nga Ksamili në Koman, bllokohen 17 mjete lundruese në një javë

Shqipëria

Policia Detare në aksion/ Nga Ksamili në Koman, bllokohen 17 mjete lundruese në një javë

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare edhe gjatë javës së parë të muajit shtator, duke parë fluksin e lartë të frekuentimit të plazheve të vendit nga pushuesit, ka vijuar me intensitet operacioni “Siguria Detare”,  përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore.

✅ Si rezultat i kontrolleve në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, gjatë kësaj jave nga Ksamili në Koman, janë bllokuar 17 mjete lundruese.

✅ Mjetet e bllokuara: 9 jet ski, 4 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike.

✅ 10 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.

✅ 5 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.

✅ 1 mjet lundrues është bllokuar në Velipojë dhe 1 varkë metalike me motor uji për lundrim është bllokuar në Koman.

✅ 5 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative prej 100,000 lekësh të rinj.

✅ Drejtuesit e 12 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative prej 10,000 lekësh për mungesë dokumentacioni.

✅ Po gjatë kësaj jave, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare iu kanë dhënë ndihmë turistëve dhe vizitorëve në 11 raste në hapësirën detare nga Ksamili në Koman. Në shumicën e rasteve, turistëve ju rrezikohej seriozisht jeta për shkak të prishjes së mjeteve lundruese apo pamundësisë për t’u kthyer në breg për shkak të dallgëve.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese të zbatojnë me rigorozitet rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të tregohen vigjilentë gjatë lundrimeve duke respektuar perimetrin e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat