Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryetari i partisë Edi Rama ka zgjedhur drejtuesit politikë të qarqeve.
Për Tiranën, drejtimi politik i fushatës i është besuar Elisa Spiropalit në bashkëpunim me Erion Veliajn dhe Ogerta Manastirliun.
Menjëherë pas kësaj zgjedhjeje, ka reaguar Elisa Spiropali. Ajo shprehet në rrjetet sociale se është e nderuar të marrë këtë detyrë. Spiropali thotë se objektiv i skuadrës së PS në zgjedhjet e 2025 do të jetë fitorja.
“Asambleja e Partisë Socialiste, platformë e vizionit të një Shqipërie moderne, progresiste e europiane.
E nderuar të marr detyrën e drejtimit politik në qarkun e Tiranës së bashku me Erion Veliajn dhe Ogerta Manastirliun. Edhe këtë herë, ashtu si ngaherë: për fitore!
Qarku i Shkodrës do të ketë gjithnjë një vend të veçantë tek unë. ❤️
Urime dhe suksese të gjithë të zgjedhurve në Kryesi dhe Sekretariat. 🤝🏻
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱”, shkruan Spiropali.