Kryetari i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi dha se nuk ka një vendim politik sa i takon mandatit të Olta Xhaçkës, mandati i të cilës pritet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.
“Ne nuk i diskutojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese në grupin parlamentar ku merren vendimet politike. Kjo çështje nuk është në rendin e ditës, nuk është diskutuar asnjë fjalë me deputetët, nuk e trajtojmë si vendim politik.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është bërë i njohur për deputet, do lexohet nga çdo deputet.
Grupi i PS nuk ka vendim politik për këtë. Ne do ti drejtohemi Komisionit të Venecias, por jo për këtë. Do ti kërkojmë një mendim në parim për cdo situatë tjetër që mund të hasim”, tha Niko Peleshi në përfundim të mbledhjes së Grupit të PS.