Gazetarja e njohur, Klodiana Lala ka komentuara thirrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha sot në SPAK sa i takon aferës “Partizani”.
“Zyrtarisht Prokuroria e Posaçme, i ka dërguar thjeshtë një fletëthirrje zotit Berisha, ku e fton të paraqitet të mërkurën në mesditë. Më pas do të paraqitet edhe dhëndri i tij, dy orë më pas dhe e njeh me të gjitha anët hetimore të dosjes.
Zoti Berisha mban qëndrimin e tij, ku pranon ose e kundërshton këtë akuzë, i firmos ose jo aktet hetimore, sepse mund t’i refuzojë ose firmos aktet hetimore. Zoti Berisha prej në momentin e arrestit shtëpiak, nuk ka dalë nga shtëpia prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, edhe kur ka bërë kërkesë për zëvendësimin e masave të sigurisë, në asnjë rast nuk ka preferuar të paraqitet para Gjykatës, se po ta kërkonte do shoqërohej me polici.
Deri tani zoti Berisha ishte një person nën hetim pa një akuzë zyrtare, ndërkohë nga e mërkura pozita e tij proceduriale përballë ligjit ndryshon. Nëse prokurorët, të dhënat në rrugë jo zyrtare do të konfirmohen dhe do t’i komunikohet akuza, zoti Berisha nuk do të jetë më një person nën hetim, por automatikisht shkon një person i pandehur dhe pozita e tij përballë ligjit merr një tjetër dimension dhe zyrtarisht më pas është një i pandehur. Parë në një kuptim tjetër, politikisht nuk e ndihmon sepse sigurisht pala tjetër do e ketë kryefjalë se është një person i pandehur dhe një pëson në konflikt me ligjin. Politikisht mund ta dëmtojë. Jo zyrtarisht më është konfirmuar që do t’i komunikohet akuza e do të merret i pandehur. Por të presim të mërkurën për të parë se cila është akuza konkrete që do i komunikohet. Nëse zoti Sali Berisha do të merret i pandehur, patjetër që pozitat rëndohen”, deklaroi Lala në një media.