Përfundon mbledhja e deputetëve të PS në Elbasan, zbardhen diskutimet

Shqipëria

Përfundon mbledhja e deputetëve të PS në Elbasan, zbardhen diskutimet

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Ka përfunduar rreth orës 14:00 retreati i deputetëve të Partisë Socialiste në Elbasan. Mësohet se kryeministri Edi Rama nuk ka qenë i pranishëm në mbledhje por iu është bashkuar deputetëve socialistë për drekën.

Strategjia e komunikimit ka qenë një nga pikat që është diskutuar në retreat.

Burimet bëjnë me dije se Endri Fuga ju ka kërkuar deputetëve të jenë të pranishëm në emisionet televizive. Gjithashtu, prani të tyre është kërkuar edhe në rrjetet sociale, përfshirë edhe platformën Tik-Tok. U është kërkuar rregullim i përmbajtjes në mediat sociale.

Po ashtu është folur edhe rreth votave, ku është thënë se është rritur elektorati gri. Përqendrim i lartë është kërkuar tek vota e diasporës. Regjistrimi i tyre pritet të nisë në janar dhe të përfundojë në mars të vitit të ardhshëm.

Po ashtu është folur edhe për rolin e Kuvendit ne procesin e integrimit ne BE per përafrimin e legjislacionit dhe afrimin e standardeve.

Synimi është per mbajtjen e Konferencës së tretë Ndërqeveritare me BE në dhjetor 2024, konferencën e katërt në mars 2025 dhe konferencën e pestë në dhjetor 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat