Ceremonia në nder të Gjeneralit Cavoli, Rama: Shqipëria, e gatshme për të kontribuar dhe lehtësuar ndërhyrjet e NATO-s në Korridorin 8!

Shqipëria

Ceremonia në nder të Gjeneralit Cavoli, Rama: Shqipëria, e gatshme për të kontribuar dhe lehtësuar ndërhyrjet e NATO-s në Korridorin 8!

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 16:43
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e akordimit të titullit “Doctor Honoris Causa”, Gjeneralit të NATO-s Christopher G. Cavoli.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë e quan gjeneralin e NATO-s, një mik të çmuar të Shqipërisë, si dhe mbështetës i yni në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Ndër të tjera, ai theksoi se Shqipëria është e gatshme për të kontribuar dhe lehtësuar ndërhyrjet e NATO-s në Korridorin 8.

“Ju po më shikoni mua dhe e di që më kuptoni se çfarë do të them, jeni i sigurt, projketi i Porto Romanos. Vendi ynë është gati për të kontribuar dhe për të lehtësuar ndërhyrjet e NATO-s në Korridorin 8, një rrugë strategjike nga Adriatiku deri në Detin e Zi. Pra nuk janë thjesht fjalë, por është një bashkëpunim dhe që shkon nga të dyja krahët. Sepse Shqipëria është gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar në mënyrën e vet, por kur bashkëpunimi është dy kahësh. Dhe sikundër thuhet: Zoti e bekoftë NATO-n, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat