“Ka marrë çantë Louis Vuitton”, reagon zyrtarja e Arsimit pas akuzave në mediat italiane, Telhaj: Të kërkojnë falje sepse…

Shqipëria

“Ka marrë çantë Louis Vuitton”, reagon zyrtarja e Arsimit pas akuzave në mediat italiane, Telhaj: Të kërkojnë falje sepse…

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 18:06
Shqiponja Telhaj

Kryetarja e Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, Shqiponja Telhaj, ka reaguar pas përmendjes së emrit të saj në mediat italiane, si pjesë e skandalit me diplomat universitare false.

Sipas mediave italiane pretendohej se Telhaj në një rast korrupsioni me diplomat dhe në këmbim kishte marrë një çantë të shtrenjtë të markës Louis Vuitton në vlerën e 2 mijë eurove.

Në reagimin e saj, Telhaj thotë se nuk ka pranuar asnjë dhuratë, madje nuk ka pirë asnjë kafe nga asnjë përfaqësues i universiteteve të huaja apo shqiptare.

“Shqiponja (Aquila) Telhaj nuk ka pire kurre as edhe nje kafe e nuk ka pranuar kurre asnje dhurate nga asnje perfaqesues i universiteteve te huaj apo shqiptare. Pres qe autoritetet zyrtare dhe mediat qe kane permendur emrin tim pa asnje fakt ne lidhje me dosjen e universitetit Ëisdom (perfaqesuesit e te cilit nuk ia kam njohur ndonjehere) te kerkojne falje per shpifjet”, shkruan Telhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat