Kryeministri Berisha në bashkëbisedim me biznesmenë të Elbasanit

Shqipëria

Kryeministri Berisha në bashkëbisedim me biznesmenë të Elbasanit

Më: 13 maj 2013 Në ora: 16:02

Aktualiteti ekonomik në vend dhe alternativat përballë taksave ishin në fokus të bashkëbisedimit që Kryeministri Berisha zhvilloi me biznesmenë në Elbasan.
Kreu qeverisë deklaroi se qeveria do të mbështesë biznesin, në vijim të politikave të taksave të ulëta në mënyrë që të nxisë zhvillimin e bizneseve në vend.
Por mesa duket dhe brenda vetë të majtës taksa progresive shihet me skepticizëm. Kjo shfaqet dhe në vetë deklaratën e Kryetarit të Dhomës së Tregtisë, Veli Kazazi.
“Biznesi i ka bërë llogaritë e veta, dhe ata i kanë bërë me taksën e aktuale, ndryshimi i saj çon në rrezik sipërmarrjen dhe investimet, sidomos në kohën e një krize të importuar nga jashtë. Të vazhdojmë së bashku këtë nivel taksash dhe suksesi, duke na dhënë mundësinë t’u shprehim mirënjohjen me investime tjera tonat në Elbasan”, shprehet ai.
Ndërsa kreu i ekzekutivit shprehu vendosmërinë e tij se qeveria dhe në mandatin e ardhshëm do të bëjë gjithçka për të respektuar lirinë ekonomike të bizneseve në të gjithë vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat