Berisha: Mandatin e ardhshëm pagat e arsimtarëve do jenë 700 dollarë

Shqipëria

Berisha: Mandatin e ardhshëm pagat e arsimtarëve do jenë 700 dollarë

Më: 16 maj 2013 Në ora: 12:19

Mandatin e ardhshëm pagat e arsimtarëve do të jenë 700 dollarë. Ka qenë ky premtimi i kryeminsitrit Sali Berisha gjatë përurimit të rikonstruksionit të shkollës së mesme profesionale "Karl Gega". Në fjalën e tij kryeminsitri garantoi se do të bëjë gjithçka për të vendosur arsimin profesional në piedestalin e merituar, sepse sipas tij tregu i punës ka nevojë për këtë sektor.

Kreu i qeverisë ka nxitur të rinjtë të vlerësojnë arsimimin profesional, duke e kosnideruar si një zgjedhje e mençur që bën afrimin më të mirë me tregun e punës.

Nga këtu kryeminsitri Berisha iu kundërpërgjigj edhe akuzave të opozitës për arsmin.

“Ata që deklarojnë se nxënësit hyjnë si dele në klasë, se janë analfabete, u them se këto janë absurditete se mësuesit tanë sot kanë dije, përmirësojnë dijet dhe po formësojnë një sistem arsimor. Por sistemet tona po formësojnë praktika të reja në rritjen e cilësisë s tyre. U them këtyre zotërinjve se Shqipëria në vitet 2005 kishte nivelet më të ulëta në botë sa i përket përqindjes së të diplomuarve në universitete. Kjo përqindje ishte 3.4%, ndërkohë që bota e qytetëruar e kishte nga 25 në 32 %”- theksoi Berisha.

Për rikonstruksionin e shkollës “Karl Gega”, që ofron arsim të mesëm profesional në 700 nxënës në sistemin me kohë të plotë dhe rreth 40 nxënës me kohë të pjesshme në gjashte profile të ndryshme, nga buxheti i shtetit janë investuar 54 milionë lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat