Tronditet Internacionalja Socialiste

Shqipëria

Tronditet Internacionalja Socialiste

Më: 16 maj 2013 Në ora: 12:20

Tronditet e majta botërore, pasi partitë kryesore të vendeve perëndimore, kanë vendosur të braktisin Internacionalen Socialiste, grupimi më i madh në botë i të majtëve ku bën pjesë edhe Partia Socialiste e Shqipërisë.
Mediat europiane i kanë kushtuar rëndësi të veçantë raportimit mbi shpërbërjen e Internacionales, duke rreshtuar tituj si ""Internacionalja Socialiste mori fund, një lajm i mirë", titull i shkrimit ne gazeten zyrtare te se majtës italiane, PD, etj. Bëhet e ditur se socialdemokratët gjermanë, (SPD) demokratët e majtë italianë, (PSI) të majtët francezë (PS) dhe laburistët britanikë, (The Labour Party) kanë braktisur Internacionalen Socialiste, duke shpallur se themelojnë Aleancën e Socialistëve Progresistë. Argumenti i tyre ishte se ata nuk mund të qëndrojnë në një organizatë-fosile të shekullit të 19-të, në të cilën ka ende diktatorë të Afrikës dhe Azisë.
Vendimtar mendohet se ka qenë edhe fakti që SPD-ja, socialdemokratët gjermanë, janë tërhequr nga anëtarësia në Internacionalen Socialiste.
Dalja nga IS është pohuar edhe nga e majta franceze kurse ajo angleze e kishte shpallur këtë vendim. Në shkurt Partia Laburiste angleze doli nga anëtarësia e Internacionales Socialiste, duke u pozicionuar si "vëzhgues" dhe jo më si "anëtare". Në këtë mënyrë, në IS mbeten vetëm një numër i vogël partish të vendeve të rëndësishme, duke bërë që të dominojnë të majtët e vendeve të vogla të botës, përfshirë dhe ato sllave dhe rajonit ballkanik.
Në Internacionale kanë mbetur tani Tadiç i Serbisë, Stanishev, Papandreu dhe mes tyre edhe Partia Socialiste e udhëhequr nga kreu Edi Rama, njëkohësisht nënkryetari i 36-të i Internacionales Socialiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat