“Politika është shërbim ndaj qytetarëve”/ Basha sfidon Berishën në Lezhë me kandidaturat dhe programin

Shqipëria

“Politika është shërbim ndaj qytetarëve”/ Basha sfidon Berishën në Lezhë me kandidaturat dhe programin

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 13:12
Foto nga takimi

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim Lezhë për përgatitjen e ekipit të kandidatëve dhe shpalosjen e programit me grupet e interesit. Në një postim në facebook, Basha shkruan se politika është shërbim ndaj qytetarëve, që dëgjon hallet e tyre dhe ofron vizionin për t’i kapërcyer ato, jo si vetëshërbim për një grusht politikanësh që kanë varfëruar vendin dhe kanë larguar rininë.

Sipas tij, kjo do të jetë dhe kontrata e demokratëve euroatlantikë me shqiptarët për një alternativë që lufton korrupsionin dhe siguron mirëqeverisjen

Postimi i Bashës:

Shqipëria meriton më shumë! Në Lezhë, me drejtues të Demokratëve Euroatlantikë, për përgatitjen e ekipit tonë të kandidatëve dhe shpalosjen e programit me grupet e interesit. Ne besojmë te politika si shërbim ndaj qytetarëve, që dëgjon hallet e tyre dhe ofron vizionin për t’i kapërcyer ato, jo si vetëshërbim për një grusht politikanësh që kanë varfëruar vendin dhe kanë larguar rininë. Me këtë bindje do lidhim kontratën tonë me shqiptarët, për një alternativë që lufton korrupsionin dhe siguron mirëqeverisjen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat