Deputeti Arbi Agalliu, i cili u largua nga Partia Demokratike për të krijuar subjektin e ri politik “Djathas”, është shprehur se grupet parlamentare janë kthyer në vegla të kryetarit të partisë.
Ai theksoi se “nëse nuk bindesh ndaj tyre humbet mundësinë për të qenë në listën e sigurt”.
Deputeti theksoi se listat e hapura si një mjet bazik për të ofruar në partlament individë me integritet dhe me vlerë.
“Marrëveshja e 20028 eliminoi meritokracinë në partitë politike, hoqi mundësinë që qytetarët të zgjedhin deputetin e tyre, dhe ktheu grupet parlamentare në vegla të kryetarit të partisë, nëse nuk bindesh ndaj tyre humbet mundësinë për të qenë në listën e sigurt. Kjo vazhdon edhe në një marrëveshje të disa muajve më parë ku u certifikuan listat e mbyllura.
Kërkojmë që deputeti dhe institucioni i parlamentit bazohet në etikën e komunikimit të deputetit me profesionalizëm, por të bazuar tek listat e hapura si një mjet bazik për të ofruar në parlament individë me integritet dhe me vlerë”, tha ai.
Në krye të subjektit të ri politik qëndrojnë 4 figura të larguara nga Partia Demokratike.
“Djathtas” u krijua nga Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Flutura Acka dhe Seladin Jakupllari.
GJithashtu partia e re përbëhet nga Agron Kapllanaj dhe Roland Bejko. Po ashtu pjese e kesaj force politike eshte dhe Edvin Kulluri dhe Rezart Kthupi.