Aksidenti i rëndë në Byppass-in e Fierit/ Arrestohet shoferi, humbi kontrollin e makinës dhe humbi jetën pasagjeri

Shqipëria

Aksidenti i rëndë në Byppass-in e Fierit/ Arrestohet shoferi, humbi kontrollin e makinës dhe humbi jetën pasagjeri

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e një ditë më parë në Byppass-in e Fierit, me pasojë në jetë njerëzish. 

Trupi i pajetë i gjetur disa metra larg automjetit tip “ BMV”, është 30-vjeçari Xherixhen Elmazaj, banues në Sarandë, i cili ishte pasagjer në mjet.

“BMV” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, teksa drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime në trup. Ai është dërguar në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.

Në lidhje me aksidentin policia arrestoi shoferin e automjetit E. Ç., 48 vjeç.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për një aksident rrugor në aksin “Pojan-Vlorë”, ju informojmë se Specialistët e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin E. Ç., 48 vjeç, banues në fshatin Kurjan, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga humbi jetën pasagjeri, shtetasi Xh. E., 30 vjeç, banues në Sarandë”, sipas njoftimit të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat