E Ngarkuara me Punë takohet me kreun e GJKKO, diskutime mbi rolin e Gjykatës dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë

Shqipëria

E Ngarkuara me Punë takohet me kreun e GJKKO, diskutime mbi rolin e Gjykatës dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 19:41
Pamje nga takimi

E Ngarkuara me Punë takohet me kreun e GJKKO, diskutime mbi rolin e Gjykatës dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me kryetarin në detyrë të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Erjon Bani.

Ky takim vjen për të riafirmuar angazhimin e SHBA në mbështetje të luftës së Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në një postim të bërë në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Tiranë, deklarohet se në takim u diskutua mbi rolin thelbësor të gjykatës në sigurimin e drejtësisë, dhënien fund pandëshkueshmërisë dhe forcimin e besimit publik, si dhe mundësitë për bashkëpunim të vazhdueshëm për të ruajtur të drejtën, pavarësinë dhe integritetin në vendimet gjyqësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat