Ishte në kërkim për vjedhje, policia arreston 32 vjeçarin në Elbasan

Shqipëria

Ishte në kërkim për vjedhje, policia arreston 32 vjeçarin në Elbasan

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Policia e Shtetit ka arrestuar një 32 vjeçarin, banues në Dibër pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar.

Ky shtetas është dënuar me një muaj burgim për veprën penale ‘Vjedhje’.

“Shërbimet e Policisë Rrugore, krahas angazhimit për sigurinë rrugore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin E. Sh., 32 vjeç, banues në Dibër, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat e DVP Dibër.”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat