Kryeministri, Edi Rama deklaroi sot se në këtë moment historik të gjitha vendet e unionit të BE janë dakord për anëtarësimin e Shqipërisë. Sipas tij, është një moment gjeopolitik i Evropës, dhe ne duhet ta shfrytëzojmë
“Deri dje nuk është se nuk donin, por gjithmonë e shihnin si gjë perspektive. Prandaj ne bënim detyrat, thoshte komisioni që duhen hapur negociata, Holanda kishte zgjedhje dhe thoshte jo po shqiptarët kështu e jo ashtu.
Sot janë të gjithë unison se Shqipëria duhet të vijë në BE. Nuk ka asnjë që thotë ta shohim Të gjithë e duan Shqipërinë në BE. Nuk ka asnjë që thotë ta shohim. Edhe me Greqinë që kemi pasur problematikë, por tani është shumë mbështetëse për anëtarësim se është një moment gjeopolitik i Evropës, dhe ne duhet ta shfrytëzojmë. Ne jemi vend i vogël por i kemi bërë vend vetes.”, tha Rama.
Ai tha se sduhet humbur treni i historisë dhe më 11 maji ai do ndaloi në stacion dhe nuk duhet humbur. “Ska majtas djathtas, por duhet të hymë në BE".