Drejtuesit Politik të PD-së për Tiranën, Belind Këlliçit i është caktuar drejtimi i fushatës zgjedhore në Njsinë Administrative nr.9 në Tiranë.
Teksa njofton marrjen e kësaj detyre, Këlliç sulmon direkt kundërshtaren politike, Ogerta Manastirliu.
Mesazhi i Këlliçit
I privilegjuar që do të jem në drejtimin e fushatës elektorale në Njësinë nr.9 në Tiranë, sot pata nderin të prezantoj edhe kandidatet për deputete të Partisë Demokratikë në këtë njësi.
Deputetja Dhurata Çupi dhe Anëtarja e Kryesisë Edith Harxhi, dy zonja të nderuara që meritojnë përfaqësimin e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve në Kuvend.
Përballë modelit tonë të qytetarisë, përgatitjes dhe transparencës me zgjedhësit, fatkeqësisht në këtë zonë kemi Ogerta Manastirliun.
Fatkeqësisht për socialistët dhe shqiptarët përballë nesh është shkaktarja e skandaleve të njëpasnjëshme në shëndetësi, e cila sot ndodhet në lëngim të plotë dhe në çdo sondazh është ndër arsyet kryesore të braktisjes së Shqipërisë nga shqiptarët.
Pas bëmave dhe gjëmave në shëndetësi, Manastirliu u katapultua në sistemin e arsimit, për ta rrënuar me të njëjtën verbëri.
Partia Demokratike zotohet t’u japë një qeverisje të denjë shqiptarëve. Dhe zotimi ynë ka zërin dhe imazhin e kandidateve dhe kandidatëve tanë të respektuar në komunitet dhe mbarë vendin.