Adriatik Lapaj i përgjigjet Ramës: Ortaku i Berishës po trashëgon partinë, në lista emrat të fëmijëve të deputetëve të PS

Shqipëria

Adriatik Lapaj i përgjigjet Ramës: Ortaku i Berishës po trashëgon partinë, në lista emrat të fëmijëve të deputetëve të PS

Më: 18 mars 2025 Në ora: 18:28
Kryetari i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar sërish ndaj akuzave të kryeministrit Edi Rama, se në listat e koalicionit “Nisma-Shqipëria bëhet” janë futur dhe baballarët e dy drejtuesve.

Lapaj thotë se Rama si ortak i Berishës pasi i mbyllën listat, po trashëgon partinë tek fëmijët.

“Qenka shqetësuar Rama se kemi vendosur prindërit në listë.

Është mësuar ta trashëgojë partinë, shkoni verifikoni fëmijët e kujt janë në listat e mbyllura dhe do të gjeni emrat e deputetëve të PS dhe zyrtarëve të lartë”, tha Lapaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat