Eksperti i çëshjeve të sigurisë, Artur Meçollari, i ftuar në emisionin Open në News 24 komentoi bisedën telefonike mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, ku u arrit armëpushim për mossulmim të infrastrukturës energjitike nga të dyja palët.
Meçollari u shpreh se armëpushimi i arritur nuk është i plotë. Sipas tij, armëpushimi në këtë formë është nënshtrim për Ukrainën.
Artur Meçollari: Nuk është arritur armëpushim i plotë. Do të nisë normalizimi i marrëdhënieve mes SHBA dhe Rusisë, duke pranuar heqjen e sanksioneve. Është armëpushim tejet i kufizuar.
Nga pikëpamja e humbjeve njerëzore, nuk krijon efekt direkt. Putin ka vendosur disa kushte, që lidhen me paqen dhe jo armëpushimin. Putin ka thënë se dua më tepër se 20 përqind të territoreve të Ukrainës dhe që Kievi mos të jetë pjesë e NATO-s. Armëpushimi dëmton Ukrainën.