Elbasan/ Policia ndalon Aurel Mehjan, dhëndrin e ish kryebashkiakut Qazim Sejdini

Shqipëria

Elbasan/ Policia ndalon Aurel Mehjan, dhëndrin e ish kryebashkiakut Qazim Sejdini

Më: 20 mars 2025 Në ora: 19:30
Policia

Policia e Elbasanit ndalon Aurel Mehjan, dhëndrin e ish kryebashkiakut të ndjerë Qazim Sejdini. Mehja sipas burimeve zyrtare është  ndaluar me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm  Elbasan për akuzën e “Kanosjes për shkak të detyrës” të një punonjësi të policisë së Elbasanit.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë së Shtetit bënë me dije se Mehja është ndaluar pasi ka kanosur për shkak të detyrës duke goditur me makinën e tij një punonjës policie në qytetin e Elbasanit ndërsa zhvillohej Kupa “Dita e Verës ” në Çiklizëm .

Ngjarja sipas burimeve zyrtare ka ndodhur në Bulevardin kryesor të Elbasanit, ndërsa aktualisht policia po kryen veprime hetimore.

Aurel Mehja, sipërmarrës në Elbasan është dhëndëri i ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini .

Mehja prej disa javësh është emëruar drejtor Kabineti në Këshillin e Qarkut Elbasan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat